Trepça në presion të Rahovecit

Trepça e Mitrovicës me kryetrajnerin Taib Kabashi, ende nuk po e marrin veten nga humbja në Ferizaj me rezultat 26:24 nga Kastrioti, ndërsa sonte besojnë e shpresojnë në fitore në duel me Rahovecin. Mitrovicasit besojnë fuqishëm në këndelljen dhe i kërkojnë dy pikë që i duhen shumë, por edhe Rahoveci është skuadër që di të jetë “macja e zezë” për Trepçën. 

“Të mërkurën nga ora 19:00 e luajmë ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor. Në palestrën tonë e tuajën, ‘Minatori’, e presim skuadrën mike nga Rahoveci. 

Synojmë fitore, ndërsa për të arritur te ajo na duhet përkrahja e shikuesve. 

Me fitore jemi brenda objektivave për stinorin vjeshtor, me shpresë që stinori pranveror do të jetë edhe më i suksesshëm.

Ata që luftuan për ngjyrat e fanellës në secilën ndeshje, meritojnë përkrahje në sfidën përmbyllëse”, – njofton KH Trepça.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër fillon karvani i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe COVID-19

Story i radhës

Dendias në Tiranë: Çështja e detit do zgjidhet në Hagë, kapitull i ri i marrëdhënieve tona dypalëshe

Të fundit nga