Trepça – Golden Eagle Ylli do të përballen sonte

May 26, 2022
1 minut lexim

Trepça dhe Golden Eagle Yllit do të përballen sonte në finalen e dytë të Play-Off-it.

Dueli i sontem që luhet në ‘Minatori’ pritet të prodhojë një super-ndeshje pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin e radhës në garën për titull të kampionit.

Sfidën e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh, që kanë pasur në këtë edicion.

Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.

Golden Eagle në gjysmëfinale të “Play-off”-it kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit nis në orën 20:30.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshimet e lidershipit dhe poltika

Story i radhës

Vrasja e policit brenda në Komisariat, flet avokati i efektivit 25-vjeçar: Ishte shumë i tronditur, e pranoi që…

Të fundit nga

ShkoLartë