Shkup, 24 dhjetor – Raportimet e shpeshta të bulizmit në shkolla janë motivimi ynë që të fillojmë ta ndryshojmë sistemin dhe të krijojmë shërbime të reja nga të cilat do të përfitojnë fëmijët, prindërit dhe mbarë shoqëria. Këtë do ta bëjmë vetëm duke ndjekur shembuj të mirë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
Siç informojnë nga MPPS, gjatë vizitës së saj në qendrën për ballafaqim me bulizëm “Luka Riz” në Zagreb, ministrja Trençevska theksoi se kur përballemi me sfida në shoqërinë tonë, gjithmonë me vendosmëri duhet t’i qasemi zgjidhjes së tyre.
Qendra është hapur që nga viti 2017 dhe ofron kujdes të plotë dhe sistematik për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik. Në punën e tyre janë përfshirë të gjithë ata që janë pjesë e sistemit edukativo-arsimor, apo janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve dhe të rinjve.
Nga MPPS shtojnë se ministrja në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e qendrës ka theksuar se shembulli i tyre do të jetë i një rëndësie të veçantë në përparimin e politikave, masave dhe shërbimeve të cilat i krijon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Burimi: zhurnal.mk