trencevska pensioni minimal prej 18 mije denareve eshte i padrejte 64da8e6f1cf38

Trençevska: Pensioni minimal prej 18 mijë denarëve është i padrejtë

August 14, 2023
1 minut lexim

Pasi pritën për disa minuta derës së ministrisë dhe pasi që pjesa më e madhe e pensionistëve hoqën dorë dhe filluan të largohen nga protesta, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pranoi përfaqësues të Bordit iniciatorë të pensionistëve në Maqedoni.

Pasi që i dëgjoi kërkesat e tyre, Ministrja u tha se pensioni minimal prej 18mijë denarëve, është i padrejtë ndërsa rritja lineare është jo-kushtetuese.

Siç thotë ajo, nuk mund të barazohen ato që kanë punuar 15 vjet dhe ata që kanë punuar 40 vjet.

Trençevska tha se vitin e kaluar nëpërmjet një procesi transparent së bashku me Lidhjen e pensionistëve dhe Partisë së pensionistëve e kanë sjellë metodologjinë që siguron harmonizim me shpenzimet për jetesë dhe pagën mesatare. Kjo është rritja reale e pensioneve. Kjo është zgjidhje sistemore që mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve, thotë ajo.

MARKETING

RENT A CAR

reshje te dendura shiu ne vlore 64da8c943aa82
Story i mëparshëm

Reshje të dendura shiu në Vlorë

google fillon te paralajmeroje me fshirje perdoruesit e llogarive jo aktive 64da95f5bb78a
Story i radhës

Google fillon të paralajmërojë me fshirje përdoruesit e llogarive jo-aktive

Të fundit nga

ShkoLartë