Google fillon të paralajmërojë me fshirje përdoruesit e llogarive jo-aktive

min lexim

Google së fundi njoftoi se do të fillonte të fshinte llogaritë të cilat nuk kanë qenë aktive në 2 vitet e fundit.

Tashmë kompania kërkon të sigurohet se të gjithë përdoruesit janë në dijeni duke ju dërguar mesazh përdoruesve të Gmail lidhur me politikën e re.

Këto mesazhe po dërgohen tek të gjithë përdoruesit e Gmail, jo vetëm llogaritë Gmail që mund të preken nga fshirja.

Emailet në fjalë përmbajnë një subjekt “Updating our Google Account inactivity policy” dhe vjen nga adresa [email protected]. Përmes këtij e-maili Google përshkruan ndryshimet e reja që do të thotë se përdoruesit të cilët nuk kanë aksesuar e-mailin apo llogarinë e tyre në dy vitet e fundit do tu fshihet automatikisht.

Google thekson se mbyllja do të bëhet duke filluar nga Dhjetori 2023 ndërsa politika e re është në fuqi që prej muajit Gusht të këtij viti.

Për të parandaluar fshirjen e llogarisë së Google duhet të kyçeni në të përpara muajit Dhjetor. Google thotë se do të ketë përjashtime për disa llogari Google siç janë ato që shoqërohen nga një kanal në YouTube përmes të cilit përdoruesit komentojnë dhe shikojnë video. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Trençevska: Pensioni minimal prej 18 mijë denarëve është i padrejtë

Story i radhës

PSG identifikon zëvendësuesin e Neymar, zgjedh sulmuesin e Juventus

Të fundit nga