Trençevska: Mbetemi të përkushtuar në çështjen për barazinë gjinore

November 8, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në ditën e parë të debatit publik dyditor për Propozim-ligjin për barazi gjinore dhe krijim të politikave dhe buxhetit.

Siç informojnë nga MPPS-ja, ministrja Trençevska informon se ligji punohet për më shumë se tre vjet dhe se ky është debati i shtatë publik nga nëntë të planifikuara ku do të dëgjohen mendime, propozime dhe rekomandime të palëve relevante. Ajo tha se në këtë mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse miratohen ligje që promovojnë barazinë gjinore.

“Ka disa risi në Propozim-ligjin. Një nga aspektet më të rëndësishme është integrimi gjinor. Kur flasim për barazi gjinore, nuk mendohet vetëm në sektorin publik dhe organet shtetërore dhe administratën, por edhe përfshirjen e kësaj çështje në sektorin privat. Është e një rëndësie të veçantë të flasim për barazi në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, theksoi Trençevska.

Ajo shtoi se kur bëhet fjalë për barazinë gjinore, bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe se nuk do të hiqet dorë nga sektori priva sepse është një hallkë veçanërisht e rëndësishme në zinxhirin e zbatimit të barazisë gjinore.

“Besoj se diskutimi do të sjellë propozime dhe sugjerime shtesë për ta bërë ligjin jo vetëm një tekst të shkruar në letër, por diçka që mund të zbatohet në periudhën e ardhshme”, theksoi Trençevska.

Ministrja Trençevska tha se pret një diskutim të hapur, konstruktiv dhe frytdhënës në të cilin do të mund të përfundojë ligji me qëllim hyrjen në procedurë qeveritare dhe parlamentare.

Debati u mbajt me qëllim të miratimit transparent dhe gjithëpërfshirës të ligjeve, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues nga ministritë dhe të gjitha institucionet tjera relevante, si dhe organizatat qytetare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa më parë të harmonizohet politika shtetërore dhe ajo editoriale e mediave karshi Serbisë!…

Story i radhës

Dëshmitari mungoi, anulohet seanca për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë