Trençevska dhe Nedellkov, takim të ri për pagat e punonjësve në kopshte

May 20, 2022
min lexim

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale pasdite do të mbahet takim i ri në mes ministres Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Jakim Nedellkov për gjetjen e zgjidhjes rreth pagesës së pagave për të punësuarit në institucionet parashkollore që marrin pjesë në grevë, të organizuar nga SASHK.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska pas takimit të fundit më 17 maj, deklaroi se po i përafrojnë pikëpamjet me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe se dialogu do të vazhdojë.

“Kemi pasur një diskutim konstruktiv me përfaqësuesit e SASHK-ut. Dialogu social vazhdon. Jemi pranë zgjidhjes përfundimtare. Në fakt, sot diskutuam disa zgjidhje të propozuara nga MPPS-ja dhe SASHK-u dhe arritëm në një përafrim të pikëpamjeve se çfarë do të thotë zgjidhja e kontestit. Gjatë javës ne vazhdojmë sërish me dialogun. Shpresoj se do të kemi nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një vendim përfundimtar lidhur me vendimin për grevë në institucionet parashkollore”, tha Trençevska pas takimit të sotëm me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

Ajo shtoi se pikëpamjet po afrohen, por se duhet kohë që propozimet e dhëna nga Ministria e Punës, Politikës Sociale dhe SASHK-u të harmonizohen.

“Duhet të jetë në interes edhe të MPPS-së edhe të SASHK-ut, gjegjësisht të punësuarve në kopshte, ndërsa është në pajtim me ligjin dhe do të vijmë deri te ajo se çfarë do të thotë zgjidhja e këtij kontesti”, tha Trençevska.

Kryetari i SASHK-ut është optimist se mund të arrihet një zgjidhje, por ka theksuar se nëse kjo nuk ndodh, mund të ketë pasoja për vendimin për ndërprerjen apo vazhdimin e grevës.

“Po. Mund të ketë pasoja, nëse së bashku nuk gjejmë një zgjidhje të pranueshme, por këtu do të lidh deklaratën e ministres se vërtet po ecim në një drejtim të mirë dhe kapërcejmë problemin e hidhur të pagimit të pagave për të gjithë ata që ishin në grevë në kopshtet për fëmijë. Jemi të bindur se ky problem do të zgjidhet pozitivisht deri në fund të javës. Nuk duhet të duket si pengesë, për sa i përket vullnetit të mirë nga të dyja palët për të kapërcyer situatën. Madje, negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po përfundojnë nën kujdesin e pajtuesve. Pra, ajo që do të merret vesh në lidhje me rritjen e pagave në fushën e arsimit do të vlejë edhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe definitivisht ajo që është rënë dakord me të dy ministrat, pra me grupet e punës nga të dyja ministritë, që edhe kontratat kolektive do të përpunohen në një kornizë të përshtatshme, gjegjësisht datë për të cilën tashmë jemi afër përcaktimit, tha Nedelkov pas takimit.

Greva e përgjithshme e cila filloi më 11 prill ishte ndërprerë më 28 prill kur SASHK-u ishte njoftuar nga MPPS-ja për dispozitën ligjore prej maksimumi 20 ditësh për pajtim. Lideri sindikal Jakim Nedelkov më pas paralajmëroi se greva do të riaktivizohet nëse nuk i harmonizojnë qëndrimet e tyre me Qeverinë, përkatësisht me ministritë resore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhje të parakohëshme për këshillin e komunës Tetovë

Story i radhës

​Paralajmërimet për krizë ushqimore, Scholz: Përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë