​Paralajmërimet për krizë ushqimore, Scholz: Përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi për rrezikun e një krize të rëndë ushqimore, si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me kryeministrin holandez, Scholz ka thënë se Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë rrezik që i kanoset botës sot.

“Për të qenë i qartë, përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë”, ka thënë ai.

Siç tha ai, Rusia aktualisht po bllokon rrugët tregtare për eksportet globale të grurit nga Ukraina, një vend i njohur si “Shporta e Bukës së Evropës”.

Ai i kërkoi botës që të mos qëndrojë duarkryq dhe të mos i lërë më të varfëritë e botës të paguajnë çmimin e agresionit rus në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska dhe Nedellkov, takim të ri për pagat e punonjësve në kopshte

Story i radhës

Përplasen dy makina në Tiranë/ Aksidentohet këmbësorja që po kalonte rrugën

Të fundit nga