Paraqitjet e mira të lojtarëve të Bajernit në kampionatin botëror ka ndikuar edhe në interesimin e klubeve më në zë të Europës, aty ku Real Madrid ka filluar të ndërtojë strategji se si mund t’i rrëmbejë nga duart e Salihamixhiçit. “Mjeshtri” i transferimeve, Fabrizo Roamno, ka pohuar se drejtori sportiv boshnjak i bavarezëve e ka nuhatur rrezikun e largimeve të mundshme dhe ka vendosur t’u japë kontratë të re 3 “musketierëve”, e fjala është për Xhamal Musialën, Alfonso Dejvis.
MUSIALA- 19-vjeçari prezantoi një nivel të klasit botëror përgjatë Kupës së Botës me “Pancerat”. Kualiteti i tij mbeti indiferent në krahasimin nga eliminimi surprizë i përfaqësueses së Flikut.
Kontrata ekzistuese shkon deri në verën e 2026-ës, por ambicia e tij nuk përkon me të njëjtin vlerësim në aspektin ekonomik, ku ka qenë pikërisht e ëma e “Bambit” me deklarata pasigurie rreth së ardhmes së djalit, nëse nuk vjen kontrata e re me rrogë më të lartë.
Finalizimet, asistet dhe driblimet plot elegancë e kanë identifikuar Xhamalin në këtë sezon me ngjyrat e klubit më të titulluar në tokën gjermane. Julian nga krahu tjetër ka dalë hapur se lojtari në fjalë mbart vlerë kryesore në ndërtimin e skemave drejt sukseseve.
DEJVIS- Alfonso gëzon një admirim të jashtëzakonshëm nga populli kanadez, e ku arriti t’ia shpërblente me finalizimin e golit në një Botëror. Real Madridi është vendosur së fundmi në gjurmët e tij, por pa ofertë zyrtare. Shpejtësia dhe kreativiteti nga krahu i majtë përbëjnë thelbin e lojës së tij.
LUKAS HERNANDEZ- Lëndimet e kanë penalizuar përgjatë kësaj periudhe, madje duke ndikuar edhe në mungesën në turneun e fundit me përfaqësuesen. Vera e 2024-ës sinjalizon edhe përfundimin e kontratës. Salihamixhiç dhe Kahn nuk i kanë kursyer lëvdatat ndaj tij, çka nënkupton se transalpini luan rol të rëndësishëm.