Dejvis do të transfero het falas nga Bayerni te Reali në verën e vitit 2025″, shkrimi që ka hapur mediat spanjolle ditën e djeshme, saktësisht “AS”. Aludohet nga prestigjiozet iberikase se mbrojtësi kanadez ka një parakontratë me “Galaktikët”.
Skuadra bavareze ka muaj që po tenton të bindë “raketën” kanadeze, por që nuk ka rritur të finalizojë misionin. Kërkesat “anormale” të Alfonsos kanë sjell pakënaqësi te shefat e Bayernit.
Madje së fundmi ka reaguar edhe Presidenti i Nderit në Mynih, Uli Hënes. Ai ia ka bërë të qartë Dejvis se klubi nuk ka ndërmend ti plotësojë tekën për 19 mln euro në sezon, kërkesa e lojtarit me karakteristika defensive.
Trajneri Vinsent Kompani dëshiron ta mbajë në kontingjent futbollistin me numër “19”, por që aventura në “Allianz Arena” mund të përfundojë në verën e vitit 2025.
Burimi: botasot.info