​Tregu i punës në Itali u godit më rëndë gjatë 2020

min lexim

Tregu i punës në Itali u godit më rëndë në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian gjatë krizës COVID-19 të 2020 dhe 2021, duke zgjeruar hendekun e papunësisë në krahasim me mesataren e BE-së.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2020, viti kur goditi pandemia, Italia humbi rreth 724,000 vende pune, shumica dërrmuese përfshinte punëtorë të përkohshëm dhe të vetëpunësuar, me gati 90,000 vende të humbura.

Kjo shënoi një rënie të punësimit prej rreth 3%, përafërsisht e njëjta shifër me Spanjën dhe Irlandën. Kur ekonomitë e BE-së u rimëkëmbën në vitin 2021, punësimi në Itali u rrit vetëm 0.6%, 1/3 e rritjes në BE në tërësi. Shkalla e punësimit në Itali në fund të vitit 2021 ishte 58.2%, 10.2 pikë nën mesataren e BE-së, në krahasim me 9.1 pikë që ishte në 2019.

Kriza e gjatë demografike e Italisë u përkeqësua gjithashtu gjatë pandemisë Covid dhe ndryshe nga Franca dhe Gjermania, nuk tregon asnjë shenjë përmirësimi, sipas INSTAT.

Sipas raportit, të dhënat paraprake për muajin mars treguan se lindjet u ulën me një rekord prej 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Produkti i brendshëm bruto italian u kthye afërsisht në nivelin e tij para pandemisë në fund të 3-mujorit të parë të këtij viti, pas një rënie prej 9.0% në 2020.

Pavarësisht rimëkëmbjes së vitit të kaluar, numri i njerëzve që jetojnë në atë që ISTAT e quan “varfëri absolute”, që do të thotë se nuk mund të përballojnë blerjen e mallrave dhe shërbimeve thelbësore, ishte 5.5 milionë, ose 9.4% e popullsisë, duke u trefishuar që nga viti 2005.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krijoni një kulturë të shëndetshme në kompani

Story i radhës

​Rama të mërkurën në selinë e NATO-s, takim me Stoltenberg

Të fundit nga