Në kohën e fundit disa adhurues që s’ia kanë parë hajrin PS-së na përgëzojnë për shkrimet kritike ndaj Edi Ramës. Njëkohësisht kënaqen e na përkrahin pa fjalë e me heshtje edhe këta të partive opozitare. O ju që na shani, kritikoni, që na përgëzoni e na lëvdoni, t’ju tregojmë se kot e keni, pēr shkak se nuk shkruajmë që juve t’ju hidhërojmë apo gëzojmë, nuk shkruajmë pse ia kemi inatin Edi Ramës, po kritikojmë për atë se pse funksionarët e klika e kësaj partie luajnë si maca me miun me popullatën shqiptare. T’ju themi dhe një gjë juve që na urreni, kritikoni e na shani, mos mendoni se Edi Ramën e Shqipërinë e doni më shumë se ne, ju e përkrahni dhe e adhuroni për shkak të interesave tuaja personale, ju funksionarë, ministra, drejtorë, profesordoktora, dekana, ju që merrni rroga lehtësisht e pasuroheni shpejt; ju anëtarë të kryesisë qënderore e lokale ia keni bërë Edi Ramës këtë të keqe, ia bëni qejfin për interesat tuaja korruptive, prostitutive, tradhtare-kombëtare. Të gjithë ju së bashku jeni fajtorë ordinarë për urrejtjen e Edi Ramës . Një gjē duhet ta ketë të qartë Edi Rama, se perfundimisht autoritetin e tij ia ka humbur “Ballkani i Hapur” i Serbisë, autoritetin e tij dita ditës janë duke ia humbur funksionarët serbë që i rrinë rreth e përqark duke ia bërë qejfin, e respektojnë jo pse e duan, po për interesat serbe. Pa na tregoni i nderuar Edi Rama, kush ta ka humbur autoritetin, a ne që të kritikojmë, apo miku i yt i ngushtë Aleksandar Vuçiqi?, kush mundohet të okupojë përsëri, turpërojë politikisht, moralisht e shpirtrisht popullin e përvuajtur shqiptar të Kosovës, a Vuçiqi apo në që kritikojmë Edi Ramën?, që tre mandate radhazi shqiptarët e Kosovës kërkojnë shpëtimin nga Edi Rama, kurse ai në miqësi tronditëse me Vuçiqin e Serbisë. Kush nuk e pranon Republikën e Kosovës, a ne që ju kritikojmë i dashur kryeministër i Shqipërisë, apo miku yt i dashur Aleksandar Vuçiqi?, kush nuk pranon gjenocidet serbe në Kosovë, ne që ju kritikojmë, apo miku yt i dashur serb Aleksandar Vuçiqi?, kush çon politikë konspirative, Albin Kurti dhe ne që ju kritikojmë apo miku yt i dashur serb, Aleksandar Vuçiq?
Sa mirë për miqtë e tu të afër serbë, vet bëjnë punë të pista kundër Kosovës, kurse ju i hani nga populli tërë shuplakat duke ju thënë edhe tradhtar. I nderuar Edi Rama, dhe njëherë ju pyesim, se kush ua ka humbur autoritetin, ne që ju kritikëkojmë apo miqtë e t’u të prishur serbë, Vuçiq, Bernabiq, Daçiq që shprehin armiqësi të pakufijshme, pasionuese e okupuese ndaj Kosovës?
Tregoju i nderuar kryeministër Edi Rama miqve t’u të afër serbë, se, lavdet e tyre ju dobësojnë sepse s’janë të sinqerta, kurse kritikat e shqiptarëve të Kosovës ndaj teje ju forcojnë sepse janë të vërteta!