Tre zakonet më të këqija të çdo shenje astrologjike

min lexim

Zakonet tona shpesh na bëjnë të varur aq sa gjithçka më pas bëhet automatike. Zbuloni se cilat janë këto zakone për çdo shenjë horoskopi.

Dashi. Impulsiviteti i tepruar, ndërprerja e njerëzve që janë duke folur dhe varësia nga kafeina. Ata nuk mendohen dy herë pasa se të flasin dhe ndonjëherë bëjnë gabime. Nga ana tjetër ndërprerja e herëpashershme e të tjerëve është acaruese. Për të mos folur më pas për varësinë nga kafja.

Demi. Fiksimi pas shopping-ut, dalja në përfundime të shpejta dhe frika nga ndryshimet. Pazaret për personat e kësaj shenje janë një adhurim më vete. Edhe të duan ata nuk ndalen së bleri gjëra.

Binjakët. Mos përqendrimi, llafet dhe mos interesimi. Janë të pakta gjërat që ju interesojnë për një kohë të gjatë personave të kësaj shenje dhe ata i lënë pas dore. Nga ana tjetër dy zakon i keq i tyre janë llafet për këdo dhe mos përqendrimi.

Gaforrja. Mos veprimi, mbajtja brenda e emocioneve dhe super ndjeshmëria. Ata janë shumë të ndjeshëm, po nuk i shprehin ato që mendojnë.

Luani: Konkurrenca e tepruar, varësia nga rrjetet sociale dhe marrja e gjërave shumë përzemër. Ata nuk durojnë dot që dikush t’ua kalojë, shpërndajnë shumë informacione në rrjetet sociale dhe lëndohen kur dikush ju largohet.

Virgjëresha. Kritika, padurimi dhe autokritika. Edhe pse janë të organizuar personat e kësaj shenje lodhen shpejt, kritikojnë të tjerët dhe veten.

Peshorja. Shmangia e konflikteve, mos thënia “jo” dhe përtacia. Kjo e fundit është pika juaj më e dobët, por edhe mos aftësia për të thënë një “jo” në një moment.

Akrepi. Fiksimi pas dickaje, të qenit maniakë të kontrollit dhe mungesa e ndjeshmërisë. Këto zakone në fakt ua shkatërrojnë jetën.

Shigjetari. Mos pasja e filtrave, padurimi dhe mos mbajtja e premtimeve. Ata i thonë gjërat si i mendojnë dhe shpesh nuk i mbajnë premtimet.

Bricjapi. Puna e tepërt, pesimizmi dhe reflektimi i gjatë. Ata nuk ndalen së punuari edhe kur lodhen e nga ana tjetër mendojnë gjatë gjërat që ju kanë ndodhur.

Ujori. Fiksimi pas aktualitetit, përhumbja në mendime dhe nxjerrja e konkluzioneve të gabuara.

Peshqit. Shkëputja nga realiteti, shpërdorimi i parasë dhe shtyrja e gjërave për nesër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ismaili kalon te Ponte Prizreni, përforcim i madh për trajnerin Rifati 

Story i radhës

Problemet ekonomike, Scholz ka një thirrje për qytetarët

Të fundit nga