Ismaili kalon te Ponte Prizreni, përforcim i madh për trajnerin Rifati 

Ponte Prizreni (Prizreni – 16) përforcohet me basketbollistin e Sigal Prishtinës, Meriton Ismaili.

Është përforcim i madh për ekipin nga Prizreni, ku drrjtohet nga trajneri Arbnor Rifati.

 “Meriton Ismaili kalon te Ponte Prizreni.

Transferi i parë në afatin kalimtar e basketbollit për ekipin tonë fillon me lojtarë vendorë.

Meriton Ismaili nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizreni.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur sot dhe Meritoni do jetë me ne për 1 sezon me mundësi vazhdimi.

Meriton Ismaili 195 cm së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, i njejti është i rregullt edhe në përfaqësuesen A në basketboll.
Vetëm fillimi për edicionin e ri që pritet të jetë.

Me kaq nuk do ndalemi, së shpejti do vazhdojmë edhe me përforcimet tjera”, njofton KB Ponte.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër mot me temperatura të larta në të gjitha qytetet e Kosovës

Story i radhës

Tre zakonet më të këqija të çdo shenje astrologjike

Të fundit nga