Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 16-vjeçare.
Ish-bashkëjetuesi i saj Ardit Çela, 25 vjeç, e ka dhunuar vajzën e mitur bashkë me dy persona të tjerë me Enea Hoxha, dhe D. M.
Vajza e mitur u dhunua në ambientet e jashtme të një pallati, madje policia thotë se tre djemtë tentuan ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).
Dy bashkëpunëtorit e 25-vjeçarit u arrestuan ndërsa vetë ai është shpallur në kërkim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”- njoftoi policia.