tre ore lufte me flaket perfshihet nga zjarri kodra e fshatit skrevan ne dimal 6a8eb7124b010

Tre orë luftë me flakët, përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

August 26, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kodrën e fshatit Skrevan në bashkinë Dimal.

Duke qenë se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe ishte përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, në ndihmë të Repartit Zjarrfikës të Dimalit kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të Beratit dhe Kuçovës.

Vetëm pas 3-orësh, zjarri është arritur të vihet nën kontroll dhe aktualisht janë duke u monitoruar të gjitha vatrat e tij të nxehta në të gjithë sipërfaqen e kodrës, nga frika e riaktivizimit të ndonjërës prej tyre. Si pasojë e zjarrit janë djegur 10 ha sipërfaqe kodër me pemë e shkurre.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri  dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albulena haxhiu pret ne takimin lamtumires ambasadorin francez olivier guerot 6a8eb69398981
Lajmi i mëparshëm

Albulena Haxhiu pret në takimin lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guérot

permbytjet dhe rreshqitjet e dheut shkaterrojne fshatra ne nepal dhjetera persona te zhdukur 6a8eb77384768
Lajmi i radhës

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërrojnë fshatra në Nepal, dhjetëra persona të zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë