Tre mjek nga Struga akuzohen për vepër të rëndë ndaj shëndetit

Prej dy vitesh Jelldiz Veaposka, po pret ta mësojë të vërtetën por edhe drejtësinë nga ana e gjykatës në spitalin e Strugës ku kishte shkuar për të lindur, ka mbetur pa mitër, vezore dhe veshkë.

Në këtë rast janë akuzuar për vepër të rëndë kundër shëndetit tre mjekë.

Në moshpën 28 vjeçare kam mbetur gjysëm njeri thot Veaposka, e cila me profesion ështe infermiere. Gjendjen e saj shëndetësore e kanë konfirmuar nga mjekësia ligjore.Veaposka thotë se është në gjendje të rëndë psikologjike për çka shfrytëzon edhe ndihmën e psikologëve.

“Me ndihmën e ilaçeve dhe me ndihmën e psikologëve disi ia dal. Nuk kam çfarë të bëjë, nuk mund të kthej asgjë pas. Të paktën drejtësia të del deri në fund, mjekët të dënohen, ndoshta atëherë do të më lehtësohet. Të paktën ndonjë gruaje tjetër kjo të mos i nodhë, sepse mjeku ende vazhdon të punojë, ende operon ende është gjinekolog” – tha pacientja e dëmtuar, Jelldiz Veaposka.

Por njëri nga tre të akuzuarit, mjeku gjinekolog Muhamed Hasani mohon akuzën dhe pretendon se ekipi i mjekëve i kishte shpëtuar jetën pacientes në fjalë që siç pretendon ai është konstatuar edhe nga komisionet e Odës së mjekëve dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Nuk kam koment, nuk e di në çfarë baze prokuroria ka ngritur aktakuzë, kur dy komisionet: i pari i formuar nga Oda e mjekëve, i cili është organ legjitim për verifikim të rasteve të këtilla dhe përfundimin ishte se nuk ka pasur gabim mjekësor. Komisioni i dytë ka qenë nga vetë Ministri, nga Ministria e Shëndetësisë, i cili po të njëjtën gjë ka verifikuar, se nuk ka gabim mjekësor” – thotë mjeku Muhamed Hasani.

Prokuroria ka informuar se tre mjekët kanë aplikuar mjete jo adekuate dhe mënyrë të shërimit, me çka e kanë rrezikuar jetën e pacientes dhe i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.

Siç thuhet, i akuzuari i parë ka sjellë vendim për lindje cezariane, ndërsa i ka asistuar i akuzuari i dytë, por gjatë operacionit e kanë dëmtuar arterjen e veshkës së majtë, dhe i kanë dhënë terapi, ku për pasojë Veaposka ka humbur shumë gjak dhe e ka humbur vetëdijen.

I akuzuari i parë me asistim të të akuzuarit të tretë kanë kryer operacion të tretë për ta ndërprerë gjakderdhjen, e kanë larguar mitrën dhe vezoren e majtë, edhe pse siç thonë nga prokuroria në këto organe nuk kishte lëndime apo kurrfarë ndryshimesh. Më pas kanë kryer edhe një operim tjetër për ta ndërprerë gjakëderdhjen e arterjes së veshkës së dëmtuar, me ç’rast pacientes në fjalë i është hequr veshka e majtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

DAP gjobit Burgun e Shutkës,Selami: Ligji për të gjithë vlen njësoj! (VIDEO)

Story i radhës

Osmani e afron në nivel më të lartë bashkëpunimi RMV-në me SHBA-në

Të fundit nga