DAP gjobit Burgun e Shutkës,Selami: Ligji për të gjithë vlen njësoj! (VIDEO)

Dënime për drejtorin e burgut të Shutkës Filip Andonov dhe të vetë institucionit ka shqiptuar Drejtoria për të Ardhura Publike, pas publikimit të Klan Maqedoni se në burg shiten produkte ushqimore me çmime të larta pa u dhënë kupona fiskal. Inspektorë qysh dje kanë hyrë në burg dhe kanë konstatuar shkelje, thotë zëvëndës drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Abdul-Selam Selami.

ABDUL-SELAM SELAMI ZËVËNDËS DREJROT I DAP-it

“Gjoba do të jetë për përgjegjësin e institucionit do të thotë për drejtorin edhe për burgun e Shutkës. Lartësia e gjobës varet prej subjektit, varet nga qarkullimi vjetor i parave. Këto analiza do të bëhën të hënën dhe në bazë të qarkullimit do të bëhet vlera e gjobës, edhe për burgun e Shutkës edhe për drejtorin.

Në kantinën e burgut për smoki, të burgosurit paguajnë 60 denarë. Për shkopinj të kripur në dyqanin më të shtrenjtë paguhet 25 deri më 30 denarë, e në burg, 50 denarë. Çmimi për paketimin më të madh të majonezit në dyqan është 80 denarë, e në kantinën e burgut, 150 denarë. Lëngu i portokallit, në dyqan shitet për 84 denarë, e në burg, 100 denarë. https://youtu.be/16zNjsYoQyE

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Akuza për tre mjekë gjinekologë, dëmtuan shëndetin e një shtatëzëne

Story i radhës

Tre mjek nga Struga akuzohen për vepër të rëndë ndaj shëndetit

Të fundit nga