Ditë e zënë është kjo e sotmja për Liverpoolin, ku vazhdimisht po përflitet që do të largohen tre mesfushorë nga klubi.
Bëhet fjalë për kapitenin, Jordan Henderson, dhe dy mesfushorët e tjerë, Fabinho dhe Thiago Alcantara, raporton KosovaPress.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Thiago është shumë afër largimit nga “Të Kuqtë”, dhe thuhet se rikthimi i tij te Barcelona është një mundësi serioze dhe gjërat po lëvizin shpejtë.
Ndërkaq, sipas gazetarit Paul Joyce, edhe mesfushori Fabinho po joshet nga paratë e sheikëve të Arabisë Saudite. Al Ittihad pritet që të kontaktojë me Liverpoolin me një ofertë në regjionin e 50 milionë eurove për Fabinhon.
Përveç Thiagos dhe Fabinhos, afër largimit nga Liverpoolit është edhe kapiteni i klubit, Jordan Henderson. Ky i fundit sipas Fabrizio Romanos thuhet se e ka pranuar ofertën e Al Ettifaq, e cila besohet të jetë afro 800 mijë euro në javë.
Si duket fundi i një epoke te Liverpooli po afron. Gjithashtu priten transferime të reja në klub.