Tre kompani kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

1 minut lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka njoftuar se tre kompani kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Marko Bislimovski ka shpjeguar kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar, dhe nëse pranohet energjia  do të rritet për 4% apo për 4,72 % nëse merret parasysh edhe kthimi i TVSH-së nga 5 në 10%. Ai tha se KRRE në ditët në vijim do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e kompanive dhe do të vendos nëse do të rrisë çmimin me këtë përqindje apo do të ketë një korrigjim më të vogël të çmimit krahasuar me periudhën korrik-dhjetor 2022.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATIV PËR ENERGJETIKË

“Deri më tani janë paraqitur kërkesa nga SHA “MEPSO”, Elektrodistribuimi dhe EVN Home. MEPSO, duke pasur parasysh se tenderi për energji elektrike do të mbahet sot, po shkon me çmim për blerje me humbje deri në 220 euro për megavat orë dhe në llogaritjet e saj ka kërkuar rritje të çmimit për bartje të energjisë elektrike prej 29.75 %” 

/SHENJA/

Story i mëparshëm

MMJPH: Është ndërprerë pragu i alarmimit për Gostivarin, Kërçovën dhe Kavadarin

Story i radhës

Kujt po i kontribuon opozita

Të fundit nga