Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.722 testime, ndërsa janë regjistruar 147 raste të reja me Covid-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 238 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë tre ditëve të kaluara janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi Kumanova (78) dhe Tetova (80).
Në regjistrin e “Termini Im” poashtu janë regjistruar 3 viktima nga coronavirusi. Shkup (77), Manastir (73) dhe Prilepi (65). Prej tyre, dy persona kanë vdekur në shtëpi dhe një në spital, të regjistruar në periudhën nga 04.03.2022 deri më 19.04.2022. /SHENJA/