tre diplomate ruse debohen nga austria per shkak te akuzave per spiunazh 69f9115eda8c0

Tre diplomatë rusë dëbohen nga Austria për shkak të akuzave për spiunazh

May 4, 2026
min lexim

Austria ka dëbuar tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata për spiunazh.

Diplomatët, të cilët tashmë janë larguar nga vendi, përdorën një “pyll antenash” të instaluar në çatitë e ndërtesave diplomatike për të mbledhur informacion, tha Ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

Një raport nga Korporata Austriake e Transmetimeve (ORF), e konfirmuar nga ministria e Jashtme, tha se antenat ishin në çatinë e ambasadës ruse në Vjenë dhe në një kompleks diplomatik rus.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të fundit jo miqësor nga autoritetet austriake si tërësisht të pajustifikuar, thjesht të motivuar politikisht dhe kategorikisht të papranueshëm”, tha ambasada ruse në një deklaratë.

“Moska padyshim do t’i përgjigjet ashpër këtyre veprimeve krejtësisht të pamenduara nga ana e palës austriake”, u tha ndër tjera.

Sipas ORF, antenat kanë qenë prej kohësh një gjemb në këmbë për shërbimet austriake të inteligjencës, sepse ato i kanë lejuar Rusisë të përgjojë të dhënat e dërguara nëpërmjet internetit satelitor nga organizatat, përfshirë ato ndërkombëtare.

“Spiunazhi është një çështje sigurie për Austrinë”, tha Meinl-Reisinger në një deklaratë dërguar BBC-së.

“Ne kemi sjellë një ndryshim kursi në këtë qeveri dhe po ndërmarrim veprime vendimtare kundër tij. Ia kemi bërë të qartë këtë palës ruse, veçanërisht në lidhje me pyllin e antenave në ambasadën ruse”, shtoi Meinl-Reisinger.

Ajo shtoi se ishte “e papranueshme që imuniteti diplomatik të përdoret për të kryer spiunazh”.

Ky është i fundit në një seri incidentesh që përfshijnë individë të akuzuar për spiunazh për Rusinë në Austri dhe Gjermani.

Në janar, një ish-zyrtar i inteligjencës doli në gjyq në Vjenë në atë që u quajt si gjyqi më i madh i spiunazhit në vend në vite.

Egisto Ott u akuzua për dorëzimin e informacionit te oficerët e inteligjencës ruse dhe te Jan Marsalek, ekzekutivi në arrati i firmës gjermane të pagesave Wirecard, e cila po falimentonte – duke marrë pagesa në këmbim. Avokatja e tij, Anna Mair, i ka hedhur poshtë më parë akuzat.

Marsalek, një shtetas austriak, akuzohet se është një aset inteligjence për shërbimin e sigurisë së Rusisë, FSB. Ai kërkohet nga policia gjermane për mashtrim të dyshuar dhe është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit.

Aktualisht mendohet se Marsalek ndodhet në Moskë, pasi është arratisur nëpërmjet Austrisë në vitin 2020. Gjyqi i Ott është duke vazhduar.

Veçmas, Gjermania njoftoi në të njëjtin muaj se kishte dëbuar dikë të akuzuar për spiunazh për Rusinë dhe e kishte thirrur ambasadorin e saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

historik per shume arsye vendimi i gjykates se larte kreshnik spahiu nuk perfitojne politikanet 69f91113f1ad9
Lajmi i mëparshëm

“Historik për shumë arsye”/ Vendimi i Gjykatës së Lartë, Kreshnik Spahiu: Nuk përfitojnë politikanët

ofendimet mes adit dhe mozes agai merr vendimin ekstrem cfare do te ndodhe me ta 69f912c22bf7d
Lajmi i radhës

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çfarë do të ndodhë me ta

Të fundit nga

ShkoLartë