trazira ne naten e dyte ne irlanden e veriut plagosen 12 police dhe arrestohen 16 persona 6a2a85723ee02

Trazira në natën e dytë në Irlandën e Veriut, plagosen 12 policë dhe arrestohen 16 persona

June 11, 2026
1 minut lexim

12 oficerë policie kanë mbetur të plagosur dhe 16 persona janë arrestuar gjatë natës së dytë të trazirave në Irlandën e Veriut.

Përplasjet më të forta u regjistruan në zonën e Sandyknowes, pranë Belfastit, ku policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat e mbledhura pas tensioneve që vijojnë prej dy netësh.

Sipas autoriteteve, efektivët e policisë u sulmuan vazhdimisht me tulla, shishe, copa druri dhe bomba molotov. Pamjet nga vendngjarja treguan persona të maskuar duke shkatërruar gardhe dhe hyrje banesash për t’i përdorur si mjete sulmi ndaj policisë.

Gjatë trazirave iu vu flaka një automjeti të Departamentit të Infrastrukturës, ndërsa u dogjën edhe disa kosha mbeturinash. Turma tentoi gjithashtu t’i vinte zjarrin një ndërtese të braktisur në zonë.

Policia bëri të ditur se, megjithëse incidentet e së mërkurës ishin serioze, ato nuk arritën nivelin e dhunës së regjistruar një natë më parë. Ndërkohë, protesta janë zhvilluar edhe në zona të tjera të Irlandës së Veriut, por kryesisht kanë qenë paqësore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tallet me arrogance por salianji rama pretendoi se shqiptaret nuk do te dilnin ne proteste sot sdi ku te futet 6a2a850fc2d1c
Lajmi i mëparshëm

“Tallet me arrogancë, por…”/ Salianji: Rama pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

nga shakira jennifer lopez e era istrefi kenget qe kane shenuar historine e boterorit 6a2a863d024cf
Lajmi i radhës

Nga Shakira, Jennifer Lopez e Era Istrefi, këngët që kanë shënuar historinë e Botërorit

Të fundit nga

ShkoLartë