Transportonin udhëtarë nga shtetet e huaja për në RMV por pa dokumente qarkullimi, gjobiten dy kompani

1 minut lexim

Më 22 dhe 23 gusht 2022, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kalimit Kufitar Tabanoc kanë kontrolluar dy autobusë me udhëtarë nga shtetet e huaja.

Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit i drejtuar nga S.R.(40) nga fshati Mojanc Komuna e Haraçinës dhe autobusit me targa të Tetovës i drejtuar nga B.Z.(37) nga Tetova, është konstatuar se po kryhej transport i udhëtarëve shtetas të huaj.

Kjo pa dokumentacion të rregullt për qarkullim.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur sanksionet përkatëse për shoferët dhe kompanitë për këtë shkelje ligjore.

Story i mëparshëm

Elon Musk thërret themeluesin e Twitter Jack Dorsey për të dëshmuar në gjykatë në Tetor

Story i radhës

Fehmi Stafa shkarkohet nga funksioni Avokat i Shtetit

Të fundit nga