transgjinoret do marrin hormone ne qsut shperthen keq bardh spahia asnje qindarke per te kthyer burrat ne gra ato jane parate e femijeve me kancer 6a18b8dcaebee

Transgjinorët do marrin hormone në QSUT, shpërthen keq Bardh Spahia: Asnjë qindarkë për të kthyer burrat në gra, ato janë paratë e fëmijëve me kancer!

May 28, 2026
1 minut lexim

Mjeku dhe politikani demokrat Bardh Spahia ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, që transgjinorët të marrin hormone në spitalin “Nënë Tereza”.

Bardh Spahia thotë se ato para publike që do të shpenzohen që burrat të kthehen në gra dhe gratë në burra përmes hormoneve, janë për fëmijët me kancer dhe qytetarët e tjerë të sëmurë, jo për ata që duan të ndryshojnë gjininë/

“Te duash te behesh grua apo burre nuk eshte semundje. Te pakten jo fizike. Por qe te kurohen si te tille me para publike duhet te diagnostikohen si te semure. Nese jo, shqiptaret nuk duhet te paguajne asnje qindarke nga taksat e tyre per qejfet e edi rames, i cili do qe ti ktheje burrat ne gra dhe grate ne burra permes hormonove.

Deri tani eshte qejf, se mund te dale dhe ndonje skeme financimi me taksat e shqiptareve per ndonje nga rrethi i tij. E lashe per ne fund per te shprehur indinjaten e thelle, per te denuar me force dhe per te mos u pajtuar me lejen qe qeveria e Edi Rames i ka dhene qendres spitalore universitare per te trajtuar te miturit me terapi hormonale akoma pa mbyllur adoleshencen.

Ndërkohë fëmijë dhe të rritur pacientë me tumor dhe sëmundje të tjera shumë të rënda përballen çdo ditë me braktisjen e sistemit shëndetësor, të cilët vazhdojnë dhe gjejnë mbështetje vetëm nga zemërgjerësia e bashkëkombasve tanë nëpërmjet fundraising”, përmbyll deputeti Bardh Spahia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aak hap fushaten premton programin siguri energji zhvillim 6a18b8548cdff
Lajmi i mëparshëm

AAK hap fushatën, premton programin “Siguri, energji, zhvillim”

islanda miraton referendum per nisjen e negociatave me be ne gusht 6a18b933779cc
Lajmi i radhës

Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në gusht

Të fundit nga

ShkoLartë