Trajneri tregon pse nuk e fuste Berishën në fushë

Etrit Berisha ka debutuar me Torinon në Serinë A. Pas një pritje të gjatë prej shumë ndeshjesh, duhej që portieri Milinkoviq Saviq të dëmtohej dhe gardiani shqiptar të vendosej në radhën e parë.

Në ndeshjen kundër Bolonjës, porta do të mbahej e paprekur, megjithëse kundërshtari nuk e rrezikoi shumë përgjatë 90 minutave.

Për “TorinoGranata.it”, gardiani shqiptar merr notën 6: “Në debutimin e tij në kampionat me fanellën e Torinos për shkak të dëmtimit të Milinkoviç-Savic dëshmoi se nuk është ndryshkur në stol, edhe pse lojtarët e Bolonjës nuk e detyruan të bënte ndonjë pritje heroike”.

Ndërkohë trajneri i Torinos, Juriç, tregoi pas ndeshjes edhe situatën me Berishën: “Ai dukej shumë i sigurt, doli mirë nga zona edhe nëse nuk kishte shumë situata në të cilat vihej në diskutim. Nuk e di nëse e meriton rikonfirmim, le të shohim. Për mendimin tim Berisha nuk ia doli mirë në muajt e parë. Pastaj punoi dhe tani është më mirë”, tha Juriq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ukraina thirrje kompanive perëndimore të tërhiqen nga Rusia

Story i radhës

Të hënën stërvitja e dytë e Kosovës U20

Të fundit nga