Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp para ndeshjes me kampionin e Kosovë, Ballkanin e Therandës, i cili deklaroi se kundërshtari i nesërm është shumë i rrezikshëm.
Nesër në orën 18.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ballafaqohen Ballkani dhe skuadra rumune Cluj, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit G të Conference League ë futboll.
Trajneri beson se ndeshja në Kosovë do të jetë shumë e komplikuar, për faktin se kundërshtari do të kenë në krah tifozët dhe fushën.
“Çdo ekip që del në fushë dëshiron të fitojë. Nuk mendoj se ka ndonjë ekip në grupet evropiane që nuk dëshiron të fitojë.
Nuk mund të arrish këtu nëse nuk ke vlerë. Në grupin tonë nuk ka ekipe të vogla apo të mëdha, është një grup i balancuar.
Tifozët, emocionet, mënyra se si luajnë më bëjnë të mendoj se do të jetë një lojë shumë e vështirë.
Kam parë disa ndeshje, më pëlqeu ajo që pashë. Kundërshtari do të japë maksimumin, shanset janë 50-50”, tha Dan Petrescu.