Paulo Souza nuk është më trajner i Flamengos.
Fatale për teknikun portugez ishte humbja në ndeshjen e kampionatit ndaj Bragantinos me rezultatin minimal 1-0.
I mbërritur më 25 dhjetorin e vitit 2021 dhe i prezantuar më 10 janar, Paulo Souza ka zhgënjyer pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve, ku kuqezinjtë ndodhet në vendin e 14-të në renditje me 12 pikë të grumbulluara pas 10 javësh kampionat.
Tekniku 51-vjeçar është i njohur dhe në Shqipëri ku përpara se të trajnonte ekipin e Flamengos ai ishte teknik i kombëtares së Polonisë, përfaqësuese që Shqipëria u mposht minimalisht 0-1 në stadiumin “AIR Albania” në tetorin e 2021, duke shuar çdo ëndërr për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e Katarit.
Më parë portugezi ka qenë edhe trajneri i Bordosë, Kuanzhian, Fiorentinës, Bazelit, Makabi Tel-Avivit, Videotonit, Leisterit, Suonzit, QPR-së dhe asistent te kombëtarja e Portugalisë.