Trajneri kroat mohon se ka lidhje me shkarkimin e kroatit tjetër

July 13, 2022
1 minut lexim

Trajneri kroat, Branko Ivankoviq ka këmbëngulur se nuk është i gatshëm të marrë detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar të Iranit për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar dhe se, gjithashtu, ai nuk do të kishte asnjë lidhje me rastin po qe se kjo kombëtare do ta shkarkonte trajnerin tjetër kroat, Dragan Skociq.

Mediat iraniane kanë raportuar se trajneri aktual i kombëtares, Skocic është shkarkuar, por ende nuk është bërë zyrtare. 

Por Ivankovic, i cili është ende i kontraktuar si trajner i Omanit dhe është një nga pesë kroatët që ka drejtuar Iranin, ka thënë se do të ndihej në pozicion shumë të vështirë sikur t’i kërkohej ta zëvendësonte patriotin e tij. 

“Jam shumë i turpëruar. Gazetarët iranianë më kanë telefonuar gjatë gjithë ditës, është shumë e sikletshme që më kanë vënë në atë kontekst, sepse duket sikur po e rrëzoj Skocicin. Në Iran sa herë që ka ndonjë histori për trajnerin e ri, më përmendin mua dhe Carlos Queiroz.

Megjithatë, askush nga Federata iraniane nuk foli me mua dhe Omani ma ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024″, ka thënë ai. “Pra nuk po punoj pas shpine. Nuk kam asnjë lidhje me shkarkimin e tij eventual”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Propozimi europian hap negociatat dhe nuk cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas

Story i radhës

Me poza të nxehta, Melinda zbulon datën e këngës me Ledrin

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë