Marash Kumbulla e ka ngritur nivelin e lojës te Roma dhe kulmi i tij ishte pikërisht në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.
Porta u mbajt e paprekur te kryeqytetasit dhe Kumbulla ishte thuajse në perfeksion. Ndërkohë trajneri italian, Mario Somma, e ka përgëzuar lojtarin e Kombëtares në “Rete”:
“Unë jam goditur nga niveli i Kumbullës ndaj Atalantës. Ky djalë meriton duartrokitje.
U anashkalua në fillim dhe në vend se të vepronte në mënyra të tjera, thjesht punoi më tepër, u rrit dhe ishte mbreslënës. Është viti 2000 dhe Mourinjo bën mirë të punojë me të”, tha Somma.