Trajneri i Torinos: Berisha është titullar

April 1, 2022
1 minut lexim

Torino rikthehet të luajë Salerno, ku kërkon të bëjë kthesën në kampionat.

Skuadra granata në portë edhe në këtë duel pritet të ketë Etrit Berishën, teksa konfirmimi ka ardhur dhe nga trajneri Juriq.

“Pushimi ka shërbyer për të reflektuar.

Ka pasur problematika, por në këto tetë ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, kemi pësuar 4 gabime të gjyqtarëve dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ndonjëherë futbolli është kështu.

Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje dhe më pas ndodhi një gabim ose jo gabim në Genoan. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolognas: synimi im është që të vazhdoj që të jetë titullar”, ka thënë Juriq.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky ka qenë i dashuri i Loredanës para Mozzik

Story i radhës

Zgjedhje të brendshme partiake në 10 degë të BDI-së

Të fundit nga

ShkoLartë