Trajneri i Tiranës: Ja pse e shënoi penalltinë Limaj

October 30, 2022
1 minut lexim

Tirana ka mundur Kukësin me rezultatin 4-1. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi. Ai u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe e meritonin pas humbjes me Erzenin.

Çfarë ju pëlqeu më shumë nga fitorja e sotme, fakti që shënuan shumë lojtarë mënyra apo se si reagoi skuadra pas sfidës me Erzenin?

“Sigurisht mua më kënaq fitorja, jemi aty ku duhet të jemi. Sidomos në pjesën e parë dhe të dytë ishim shumë mirë, vetëm disa detaje të vogla na cuan tek fitorja. Djemtë me zor po prisnin përballjen me Kukësin pas humbjes me Erzenin. Na vjen mirë për golat e shënuar sepse shënoi Lima dhe Patrik që janë shumë të rëndësishëm për ne.”

Ju vendosët që penalltinë ta godiste Limaj ndërkohë që tifozët prisnin Xhixhën, ndoshta për ti dhënë besim Limajt në të ardhmen?

“Po sepse për ti treguar sa i rëndësishëm është për ne. Vjet ai ka qenë titullar. Ai nuk ka qenë pjesë përbërëse për shkak të dëmtimeve. Duhet përmendur që Xhixha është lojtar shumë i mirë dhe zemërgjerë dhe pas ndeshjes ishte shumë i lumtur që kishte shënuar Veseli. I komplimentoj të dy.”

Një statistikë shumë e rëndësishme, Tirana në Selman Stërmasi shënon mesatarisht 3 gola, po ju pse vendosët ta luanit jashtë ndeshjen me Erzenin?

“Ne atë ndeshje vendosëm ta luanim në Elbasan për shkak të kushteve atmosferike sepse moti nuk ka qenë i mirë. Donim të kishim ambient më të mirë, fushë më të gjerë për të luajtur më mirë”, u shpreh Shehi në një prononcim për Oversport.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa mënyra për të kuptuar se kush ju do vërtetë

Story i radhës

Shkrime provokuese në Blagoevgrad

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë