Prishtina ka arritur të fitojë në vazhdime me rezultat 1-2 në udhëtim te Ballkani, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 1:1, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale.
Kryeqytetasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe e cila i dërgon në mesin e katër skuadrave më të mirë në Kupën e Kosovës.
Pas triumfit ka folur trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, i cili tha se; ‘dy kartonët e kuq treguan sa shumë e kemi dashtë fitoren, sa shumë kemi luftu’.
“Është një ndeshje shumë më rëndësi për neve, kemi luajtë me një ekip siç është Ballkani shumë e fortë, kemi lujtë një lojë të mirë taktikisht.
“Për neve çdo lojtarë është më rëndësi, dy karton të kuq treguan sa shumë e kemi dashtë fitoren, sa shumë kemi luftu, kjo në fund na u shpërbly” – tha trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq.