“Lidhja Ndërkombëtare”, Prokuroria: Të akuzuarit të shpallen fajtorë

Në fjalët përfundimtare për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, që ka të bëjë më mashtrimet për ndërtimin e shtëpive për të moshuar, prokuroria kërkon shpalljen fajtorë dhe dënimin e të akuzuarve, Bojan Jovanovski, Frosina Rremenski, Jasna Ercenoviq, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazhevska.

Prokuroria thekson se ka dëshmuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale. Besimin tek Jovanovski investitorët e kanë arritur pasi që në takim ka marrë pjesë Remenski e cila ka qenë nënkryetare e LSDM-së dhe e Kuvendit.

“Mashtrimi është për interesa personale të Bojan Jovanovskit, njeriut të parë të organizatës humanitare. Ai ka qenë i ndihmuar dhe jo nga kushdo, por nga persona që jo-rastësisht janë zgjedhur. Takimet dhe fotografitë nuk do të kryenin punë nëse aty nuk do të ishte Frosina Remenski. Në mënyrë të padiskutueshme është vërtetuar roli i saj. Është e qartë vetëdija e saj për ndihmën e dhënë në veprën penale”Mashtrimi”, sepse e ka ditur se pushteti ekzekutiv nuk qëndron prapa projekteve, por edhe përkundër asaj Remenski ka shkuar në takimet e mbajtura me personat që janë dëmtuar. Ata thanë se nëse nuk do të kishte qenë Remenski, nuk do të kishin nënshkruar marrëveshje me Lidhjen Ndërkombëtare.”,- tha prokurori Trajçe Pelivanov.

Sipas avokatit mbrojtës, Sasho Dukovski, gjatë procedurës nuk është vërtetuar se të akuzuarit, Bojan dhe Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazhevska janë fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.

“Të paktën të kishte pasur një incizim nga kamerat e sigurisë. Nuk mundet një konstatim i tillë pas asnjë dëshmi. Kjo nënkupton se ai mund të thotë se edhe nga unë ka marrë para”,- tha Dukovski duke shtuar se mos-respektimi i marrëveshjes nuk nënkupton vepër penale.

Avokatët e palëve të dëmtuara, Ardijan Amzoski dhe Siljan Micevski, kërkojnë prapa të hollat që dhanë për ndërtimin e shtëpive për të moshuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i Prishtinës: Për neve çdo lojtarë është më rëndësi

Story i radhës

MATUSITEB takon kryetarin e Alternativës

Të fundit nga