trajneri i polonise leva mund te largohet nga bayerni 6283d9138ca99

Trajneri i Polonisë: Leva mund të largohet nga Bayerni

May 17, 2022
1 minut lexim

“Telenovela” për të ardhmen e Robert Lewandowskit vazhdon, teksa asgjë nuk dihet se ku sulmuesi polak do të vazhdojë karrierën e tij.

Edhe pse ka një vit kontratë me Bayern Munich, lojtari me shumë gjasa do të largohet, pasi e tundon ideja e transferimit në “Camp Nou”.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i kombëtares polake, Czeslaw Michniewicz, i cili në një intervistë për “TVP Sport” ka “frikësuar’ tifozët e Bayern, ndërsa shprehet se do të ishte fantastike që sulmuesi polak të kalonte te Barça.

“Robert më tha se ka shumë mundësi që ai të largohet. Tani ai është në një klub të madh si Bayerni, por unë do doja që ai të kalonte te Barcelona. Do ishte fantastike të kishim një polak atje”, ka deklaruar trajneri i Polonisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bullizmi ne vendin e punes pse na ngacmojne 6283d90d4e91f
Story i mëparshëm

Bullizmi në vendin e punës: pse na ngacmojnë?

aksident i rende ne strazhe foto 6283d971cb22a
Story i radhës

Aksident i rëndë në Strazhë (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë