Trajneri i mllefosur e grushton boksierin kundërshtar

June 1, 2022
1 minut lexim

Një meç boksi në Afrikën e Jugut u kthye në kaos kur trajneri hyri në ring dhe e sulmoi boksierin kundërshtar.

Michael Sediane përfundoi në njërin nga këndet e ringut dhe i mllefosur u konfrontua me garuesin jug-afrikan, Jeff Magagne.

Incidenti ndodhi pas fundit të meçit ndërmjet Magagnet ndaj Sithembiso Maduna, njofton mediumi britanik “The Sun” .

Pasi u përshëndet me Magagne, nisi diskutimi dhe më pas Sediane e nisi një seri grushtesh ndaj kundërshtarit të boksierit të tij.

Magagne u detyrua t’i vendoste duart në fytyrë për t’u mbrojtur nga sulmi i papritur.

Sediane e dha një numër të goditjeve me të dyja duart.

Trajneri Sediane mbeti i mllefosur pasi Magagne e kishte provokuar duke festuar para fytyrës së kundërshtarit të tij, Maduna, i cili u mbrojt në këtë rast nga mentori i tij..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DW/ Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës armë moderne kundërajrore

Story i radhës

ITShKSh, vizitë në Manastirin e Shën Mbigurit

Të fundit nga

ShkoLartë