ITShKSh, vizitë në Manastirin e Shën Mbigurit

 Sot një ekip i studiuesve të ITShKSh-së, i udhëhequr nga drejtori Skender Asani, vizitoi njërin nga asetet kryesore të trashëgimisë sonë shpirtërore – Manastirin e Shën Mbigurit në rajonin e Rekës.

“U mahnitëm veçanërisht me thesarin e pasur libror të këtij manastiri njëmijëvjeçar”, është shprehur Asani, i cili në vijim do të organizojë hulumtime më të thelluara lidhur me historikun e këtij manastiri ortodoks shumë të vjetër.

Studiuesit u mirëpritën nga murgu Anatolij, i cili i shoqëroi në emër të abatit të manastirit, peshkopit z. Partenij Antaniski.

Faleminderime edhe për zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve z.Bekim Rexhepi për kontaktet e vëna.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i mllefosur e grushton boksierin kundërshtar

Story i radhës

Kosova nis procedurën e shpronsimeve për rrugën Tetovë-Prizren

Të fundit nga