trajneri i marokut ne jemi roki balboa i kupes se botes 6394d18d8459e

Trajneri i Marokut: Ne jemi Roki Balboa i Kupës së Botës

December 10, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Marokut, Ualid Regragui, ka qenë jashtëzakonisht i lumtur për arritjen historike të gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, siç nuk i kishe ndodhur asnjëherë një vendi afrikan. Ai për më tepër u bë trajneri i parë afrikan që shënonte këtë arritje, duke shkruar emrin e tij përgjithmonë në historinë e Kupës së Botës.

“Pas Spanjës ia dolëm përsëri të triumfonim ndaj një ekipi të madh si Portugalia. Dhamë maksimumin, kishim disa lojtarë të dëmtuar, por ata që luajtën dhanë gjithçka deri në fund. Ky grup ka një shpirt të lartë gare.

Para ndeshjes u thashë lojtarëve që ishte momenti të shkruanim historinë për Afrikën. Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha 47-vjeçari pas sfidës duke shpjeguar në mënyrën e tij si e shihte Marokun.

“Kur sheh filmin Roki, t’i dëshiron të bëhesh Roki Balboa, pasi ai punon shumë. Ne jemi Roki i kësaj Kupe Bote”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bogdanovski institucionet te zhvillojne kapacitete per sigurine kibernetike dhe te ndahen me shume fonde 6394ce09d037a
Story i mëparshëm

Bogdanovski: Institucionet të zhvillojnë kapacitete për sigurinë kibernetike dhe të ndahen më shumë fonde

gruaja e ronaldos shperthen ne akuza pas loteve sot shoku dhe trajneri yt 6394d89747abc
Story i radhës

Gruaja e Ronaldos shpërthen në akuza pas lotëve: Sot, shoku dhe trajneri yt…

Të fundit nga

ShkoLartë