Gruaja e Ronaldos shpërthen në akuza pas lotëve: Sot, shoku dhe trajneri yt…

Ëndrra e Cristiano Ronaldos për të mbyllur karrierën me një Kupë Bote ka marrë fund. Sulmuesi portugez e mbylli në çerekfinalet e Botërorit pas humbjes 1-0 të Portugalisë ndaj Marokut, në një ndeshje ku ishte zëvendësues, duke mos lënë shenjën e tij siç kishte ëndërruar.

Ndaj ai u largua në lot nga fusha e lojës pas një sfidë që në shumë aspekte ishte historike. Pak minuta pas këtij eliminimi dhe pamjeve të Ronaldos që qante të cilat pushtuan rrjetin, reagoi edhe partnerja e tij, Xheorxhina Rodriguez e cila e kishte mbështetur nga tribuna gjatë ndeshjes.

“Sot, shoku dhe trajneri yt vendosi gabim.

Ai mik për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë respekt. I njëjti mik që, duke të futur në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë.

Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe armën më të fuqishme që ke në dispozicion, ashtu siç nuk mund të japësh shpirtin për dikë që nuk e meriton. Jeta na jep leksione.

Sot nuk humbasim, sot mësuam”, shkruhej në postimin e saj në Instagram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i Marokut: Ne jemi Roki Balboa i Kupës së Botës

Story i radhës

Bulqizë/ U rrëzua në kasollen e bagëtive, 60-vjeçarja përfundon me helikopter tek Trauma

Të fundit nga