PSG duket se ende nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar me kampionët e Francës që duket se planifikojnë një ofensivë tjetër për sllovakun.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe vetë trajneri i parizenëve, Kristofer Galtier i cili ka theksuar se Skriniar është prej kohësh një objektiv i klubit në merkato dhe se gjithçka mbetet akoma e hapur sepse merkatoja ende nuk është mbyllur.
“Për Skriniar ende nuk ka mbaruar. E ndjekim prej kohësh, por tratativa me Interin është e vështirë.
Mungojnë ende dhe 48 orë nga mbyllja e merkatos.”, u shpreh Galtier.