Trajneri i FC Shkupi, Zhizhoviç: Për mua ishte ndeshje emocionuese,

September 17, 2023
1 minut lexim

Ndeshja që hapi javën e shtatë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ishte dueli që u luajt në Çair mes FC Shkupi  dhe AP Brera Strumicë, e që përfundoi me rezultatin 1:0. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte goli i Luan Abazit në minutën e 69-të.

Tradita vazhdon edhe kur bëhet fjalë për duelin FC Shkupi – AP Brera, pasi këta të fundit tani më pesë vite nuk mund ta mposhtin skuadrën tonë. Në pankinën e skuadrës tonë debutoi në ndeshje zyrtare strategu, Mlladen Zhizhoviç, duke marrë fitore.

Menjëherë pas ndeshjes, nën emocionet pasi ditë më parë humbi të atin, trajneri Zhizhoviç mes tjerash ka thënë se ekipi ynë absolutisht e ka merituar këtë fitore.

“Mendoj se absolutisht e kemi merituar këtë fitore, nga ajo që kemi treguar dje.

Sigurisht që edhe mysafirët në një moment patën shansin e tyre, pasi ne kishim edhe fatin, kur goditën shtyllën pas një aksioni në tranzicion.

Por marrë në përgjithësi duke parë statistikat, nga goditjet drejt portës, numri i rasteve, mendoj se absolutisht është fitore e merituar.

Sigurisht se për mua ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe shumë emotive, i falënderoj futbollistët të cilët kanë dhënë maksimumin e tyre, dhe shpresoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë trajneri Zhizhoviç.

Ndeshjen e radhës skuadra e jonë e luan me 20 shtator në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj BVK Konjare, ndërsa 24 shtatir luajmë në cilësinë e mysafirit në Ohër me Voska Sport.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandal në Kroaci, mblodhën para për një sëmundje fiktive, por e blenë një Golf VII

Story i radhës

Kamioni përplas ambulancën në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

Të fundit nga

ShkoLartë