Trajneri i Dinamos së Zagrebit: Na duhet Ademi!

Futbollisti Arian Ademi është i pasigurt për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Slaven Belupos. Jo vetëm për shkak të dëmtimit, por edhe për faktin se dy ditë më parë u bë baba për herë të dytë.

Mirëpo, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Ante Çaçiq, ende nuk e di nëse do të mund të llogarisë te Ademin, por thotë se ka shumë nevojë për të.

“Do të shohim sa dhe si do ta shfrytëzojmë Arijan Ademin që u bë baba për herë të dytë, por gjithsesi pa kapitenin tonë nuk duam të shkojmë në sfidat e radhës.

Besoj se Ademi do të jetë me ne nesër për ndeshjen”, tha Çaçiq.
Ademi për shkak të lëndimit nuk luajti në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve për Maqedoninë e Veriu. Pas kësaj ndeshje, Dinamo e pret një ndeshje në Champions League kundër Salzburgut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina paralajmëron kundërofensivë ndaj forcave ruse

Story i radhës

Humb jetën një çiklist 55-vjeçar në autostradën Tetovë – Shkup

Të fundit nga