Trajneri i Chelsea: Kush është Federata Shqiptare? Unë njoh Silvinjon dhe Zabaletën

Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon.

Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë.

Në Angli, i janë drejtuar pyetje Pochettino në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë.

Trajneri i Chelseat nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare.

“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit

“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar.

Ka respektin tim. Njoh Silvinjon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Pochettino.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse Norvegjia synon të gërmojë fundin e detit?

Story i radhës

Presidenti Erdoğan do të qëndrojë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Të fundit nga