Presidenti Erdoğan do të qëndrojë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nesër niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga kryesia e komunikimeve të presidencës, thuhet se presidenti Erdoğan do të vizitojë SHBA-në gjatë datave 16-20 shtator për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në New York.

Presidenti Erdoğan do të mbajë një fjalim drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 19 shtator në ditën e parë të diskutimeve të përgjithshme të cilat do të mbahen me temën “Rivendosja e besimit dhe rigjallërimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit drejt agjendës 2030 dhe objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit zhvillimit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”.

Gjatë periudhës që do të jetë në New York, pritet që Erdoğan të zhvillojë takime dhe kontakte të shumta të nivelit të lartë, kryesisht me homologët e tij.

Me rastin e vizitës së tij, presidenti Erdoğan krahas takimeve me qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit turk me banim në SHBA, do të marrë pjesë edhe në aktivitetet e organizuara nga përfaqësues të biznesit, zyrtarë të organizatave Think-tank si dhe opinionistë nga segmente të ndryshme të shoqërisë amerikane.





Story i mëparshëm

Trajneri i Chelsea: Kush është Federata Shqiptare? Unë njoh Silvinjon dhe Zabaletën

Story i radhës

A u ndërpre shtesa prej 100 eurosh për fëmijët me sindrom? Reagime të shumta në rrjetet sociale, Trençeska mohon

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez