Sadio Mane nuk ia ka dalë të mbushë pritshmëritë te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin senegalez. Vetëm një vit pasi e siguruan nga Liverpooli për 42 milionë euro.
Drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm të lejojnë largimin e 31-vjeçarit për 20 milionë euro.
Al-Nassr e do në Arabinë Saudite, por merkato e klubit të Cristiano Ronaldos është e bllokuar nga FIFA për momentin.
Gjithsesi, menaxheri i lojtarit afrikan vazhdon bisedimet me drejtuesit e klubit saudit.
Rreth largimit të Sadio Mane ka folur edhe Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munchen.
I cili flet troç rreth kësaj çështjeje, duke konfirmuar në një farë mënyrë largimin e ish-yllit të Liverpoolit.
“Sadio nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Konkurrenca te Bayerni është ekstremisht e madhe. Ai nuk e ka të lehtë për të fituar një fanellë titullari.
Lojtari e di këtë gjë, a e di mendimin tim, gjithashtu di edhe çfarë mendojnë drejtuesit”, deklaroi trajneri i rekordmenëve të futbollit gjerman.