trajneri futet ne fushe per te ndaluar kundersulmin 62554232573e5

Trajneri futet në fushë për të ndaluar kundërsulmin

April 12, 2022
1 minut lexim

Trajneri futet në fushë për të ndaluar kundërsulmin në minutën e 89’!

Një skenë e turpshme ka ndodhur në futbollin amator spanjoll, ku në sfidën Vijanueva del Pardijo me Solmenar Vieho, zëvendës trajneri i miqve hyri në fushë për të ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm.

Rezultati ishte 1-1 dhe vendasit kishin një mundësi të artë në kundërsulm për të kaluar në avantazh në minutën e 89’, por në atë moment, zëvendës trajneri hyri në fushë duke ndaluar topin.

Kjo gjë bëri që të ndizeshin gjakrat midis lojtarëve, ndërkohë që ai u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha, me rezultatin që nuk ndryshoi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vrasja e hendbollistit kroat ne shkup prokuroria deklarohet per videon qe qarkullon ne rrjete sociale 6255422ce2c7e
Story i mëparshëm

Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup, Prokuroria deklarohet për videon që qarkullon në rrjete sociale

the times publikon fotografi nga terrori ne bucha nje peizazh tmerresh 625542689e82f
Story i radhës

The Times publikon fotografi nga terrori në Bucha: Një peizazh tmerresh

Të fundit nga

ShkoLartë