trajneri argjentinas nderron mendje 63d2cd3a29a5c

Trajneri argjentinas ndërron mendje

January 26, 2023
1 minut lexim

Shtypi anglez bën me dije se Marcelo Bielsa udhëtoi drejt Londrës këtë të enjte për të biseduar drejtpërdrejt me zyrtarët e Evertonit për mundësinë e marrjes së pozicionit të mbetur bosh pa shkarkimit të Frank Lampard.

Fillimisht u përfol se trajneri argjentinas nuk ishte i interesuar për këtë detyrë, pasi mendonte se lojtarët e Evertonit nuk i kanë karakteristikat e nevojshme për të vënë në jetë stilin e lojës që argjentinasi pëlqen.

Tani, sipas “Daily Mail”, Marcelo Bielsa dëshiron një takim ballë për ballë për të kuptuar gjithashtu nëse do të ketë mundësi për të forcuar ekipin në përpjekje për të shmangur rënien një kategori më poshtë.

Evertoni renditet i 19-ti në Premier League, me vetëm tri fitore në 20 ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryetari i zagrebit veshi nje kostum pune dhe pastroi qytetin bashke me punetoret 63d2c97c04b08
Story i mëparshëm

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

saranda imeri e bdi se talat xhaferi me ka quajtur rrugace 63d2cdfa24e2a
Story i radhës

Saranda Imeri e BDI-së: Talat Xhaferi më ka quajtur rrugaçe

Të fundit nga

ShkoLartë