Trajner kroat serish të Vëllaznimi

1 minut lexim

Trajneri kroat Branimir Paviq sërish do të drejtojë klubin e basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuqezi.

“Branimir Paviq përsëri kuqezi!

Kemi arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Branimir Paviq që ta kemi përsëri në radhët tona për ti prirë ekipit.

Paviq në dy edicionet e fundit ka drejtuar ekipin e Kvarner nga Rijeka e Kroacisë, derisa këtë stinor e arriti qëllimin duke i inkuadruar ata në Superligë, falë një edicioni fantastik që kishin së bashku dhe u kurorëzua me sukses.

Siç e dini edhe ju, Paviq më herët ka punuar tek ne, por edhe në Pejë e Bashkim, duke treguar rezultate shumë të mira dhe arritja e marrëveshjes me të s’ka qenë fare e vështirë.

Klubi në vazhdimësi ka punuar për edicionin e ri dhe gjatë ditëve në vazhdim, gradualisht do të ju njoftojmë për më të rejat, sepse puna për Vëllaznimin tonë nuk ndalet asnjëherë”, njofton KB Vëllaznimi.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Komuna e shkatërroi stacionin e kombibusëve ilegalë

Story i radhës

Prokuroria kërkon paraburgim për personat e dyshuar për vrasjen në Debresh të Gostivarit

Të fundit nga