Trajanov: Ahmeti luftoi për Amandamentin 6 të Kushtetutës

25 janar – Përgjegjësia bie mbi kryeministrin Dimitar Kovaçevski nëse do t’i respektojë postulatet themelore të këtij shteti, do të mbajë llogari për interesat tona nacionale, shtetërore, afatgjata dhe strategjike. Kjo do të thotë se Qeveria duhet të mbajë llogari për të gjitha aspektet, përfshirë nëse është e mundur të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike të cilat tani për tani janë të mira.

Këtë e theksoi kryetari i Lidhjes demokratike (LD), dhe deputet në Kuvend, Pavle Trajanovski në intervistë për MIA-n. Lidhur me paralajmërimin për rikonstruim të Kabinetit qeveritar me hyrjen e Aleancës për shqiptarët në Qeveri dhe ajo se cilat parti duhet të lëshojnë vende ministrore, Trajanov thotë se LD nuk është e ngarkuar me atë se kush do të jetë bartës i një funksioni publik, por se duhet të respektohen parimet e shndërruara në zgjidhje ligjore apo kushtetuese. Sipas tij, problemi qëndron në atë që ata të cilët pas konfliktit ushtarak para njëzet viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit përfituan përfaqësim të drejtë, tani nuk e respektojnë atë zgjidhje.

“Problemi është në atë që Marrëveshja e Ohrit e cila, të shprehem kushtimisht, e arriti atëherë UÇK, ku një nga liderët ushtarak apo politik ishte Ali Ahmeti, tani nuk e respekton atë zgjidhje në Marrëveshje, ndërsa aq më pak dispozitën kushtetuese, Amandamentin 6 të Kushtetutës, ku insistohet për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike në pushtet dhe në institucionet e tjera. Më tutje nuk respektohet, gjithashtu, edhe rregulla e Badinterit, nuk respektohet balancuesi, përfaqësimi adekuat i drejtë i të gjitha bashkësive etnike… dhe duhej të reagohej, sepse stabiliteti i një shteti varet nga ajo nëse do të respektohen parimet, parimet e dakorduara të shndërruara në zgjidhje të dakorduara ligjore apo kushtetuese. prandaj mendoj se kjo temë është mirë që hapet në opinion”, porositi Trajanov.

Ai theksoi se nuk janë të ngarkuar nëse një shqiptar, maqedonas, serb apo tjetër do të jetë bartës i funksionit publik, por, siç thotë, problemi është që partitë e bllokut politik shqiptar deklarohen so etnike dhe se ato përfaqësojnë interesa autentike të bashkësisë shqiptare.

“Nëse është ashtu, duhet në mënyrë adekuate të përfaqësohen edhe bashkësitë e tjera. Maqedonasit si popull shumicë, si konstituiv të shtetit të Maqedonisë, kuptohet nuk e uli ndikimin edhe të pjesëve të tjera të popujve, tani të jenë pakicë. Më tutje, nuk janë përfaqësuar në mënyrë adekuate edhe bashkësitë e tjera etnike, turke, serbe, vllehe, rome. Kjo tani që manifestohet rreth asaj se kush do të hyjë në Qeveri nuk bëhet fjalë për ndonjë bllok shqiptar. Ata fillimisht nisen nga interesat partiake, interesat e liderëve të jenë pjesë e pushtetit. Me siguri kanë arsye për atë”, thotë Trajanov.

Ai konsideron se çështja që u hap për hyrje të Aleancës në Qeveri dhe se ajo të jetë në llogari të lëshimeve shtesë të ministrive, ka krijuar “jehonë negative në opinion”.

“Ka shumë komente, ka pakënaqësi, E tërë ajo do të reflektohet edhe në plan më të gjerë.. Dhe gjëja tjetër, nëse tani bëhet ky precedent në një formë akoma më të ashpër, si do të zgjidhen më tej problemet apo refleksionet nga një kompozicion i këtillë i pushtetit, Supozim, hipotetik të themi, është se partia me shumicë të mbështetësve maqedonas do të ketë 61 deputetë. Nëse do të ketë reagim nga blloku politik shqiptar, nga zotëri Ahmeti, nga të tjerët, përse nuk kyçen shqiptarët, ja, si një nga partitë më të mëdha etnike në pushtet. Nëse do të mund atëherë dhe nëse do të mbetet atëherë pasive BE-ja, bartësit e tjerë të pozitave të larta në BE, partnerët tanë strategjik… Si do të jetë reagimi i tyre. Do të thotë, bëhet fjalë për parime të cilat nuk dëshirojnë t’i respektojnë atëherë kur nuk u konvenon”, thotë Trajanov.

Ai pret se kjo çështje të cilën ata e kanë hapur, si dhe me mbështetje të fuqishme mediatike, do të bëhet korrigjim në qëndrimet e LSDM-së, sepse, siç thotë, nuk mundet aq lehtë të vendosen gjërat të cilat drejtpërdrejtë e çrregullojnë parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, sepse kohezioni i shtetit, mes tjerash edhe kohezioni i brendshëm, varet nga tërë këto gjëra se si vendosen.

“Nuk është sjellje shtetërore nëse mendoni se ju do ta zgjeroni shumicën parlamentare me atë që do të përfshini më shumë parti shtesë nga një bashkësi më e vogël etnike në raport me popullin shumicë, ndërkaq do ta margjinalizojnë popullin maqedonas. Do të thotë, unë nuk dua të flas për ndarje të këtilla, por ne gjithashtu jemi konstituuar si shtet dhe duhet ta respektojmë atë, nëse dëshirojmë të kemi, thënë kushtimisht, paqe në shtëpi”, potencoi Trajanov. 

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kërkon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Story i radhës

Pendarovski nuk komenton kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski

Të fundit nga