Tragjike! Autobusi bie në greminë, vdesin 20 persona

Në Peru kanë vdekur 20 persona, pasi një autobus me udhëtarë ra në një humnerë të thepisur, në një zonë veriperëndimore.

Nga ky aksident u shpëtuan 30 persona, por me lëndime të rënda.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga rruga në provincën e Patazit, duke u rrokullisur 100 metra teposhtë.

Mediat raportuan se gjendja e rrugës në këtë anë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit.

Ambulancat dhe banorët e vendit, ku ndodhi tragjedia, ndihmuan në transportimin e të plagosurve në spitalin e qytetit më të afërt, Taya-bamba.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetullat e trasha duke përdorur sapun: Përvetësoni këtë truk të dobishëm bukurie

Story i radhës

U rizgjodh zv/ministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu zbulon se çfarë e porositi Ali Ahmeti

Të fundit nga